Kukësi nën petkun e borës, të gjitha rrugët e hapura

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2021, 10:31 | Aktualitet

Moti i keq ka përfshirë prej disa ditësh dhe zonën e Kukësit. Aktualisht, në pjesën më të madhe të qarkut ka reshje dëbore.

Trashësia e borës në Shishtavec është 15 cm, në Valbonë 15 cm dhe në Qafë Prush të Hasit 10 cm. Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht, pasi kontraktorët janë në punë dhe po punojnë për pastrimin e borës, largimin e gurëve dhe inerteve të rëna në disa segmente rruge, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Gjendja e rezervuarëve është nën monitorim në të gjithë Qarkun, ndërkohë që furnizimi me ujë dhe energji vijon normalisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos