Moti i keq, kreu i ARRSH në Dita Jonë: Jemi në gatishmëri, situata e qarkullimit normale në të gjithë vendin

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2021, 07:41 | Aktualitet
Moti i keq, kreu i ARRSH në Dita Jonë: Jemi në gatishmëri,

Drejtori i Autoritetet Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, përmes një lidhje telefonike në "Dita jonë" në A2 CNN bëri një rezyme të situatës së krijuar nga moti i keq në akset kryesore të vendit.

Berberi tregon se situata e qarkullimit në të gjitha akset rrugore është normale dhe se borëpastrueset dhe ekipet e tjera kanë qenë në gatishmëri në zonat ku ka pasur reshje bore.

Kreu i ARRSH-së, kërkoi nga drejtuesit e mjeteve që të tregohen të kujdesshëm dhe të përdorin zinxhirë për të shmangur problematikat.

“Ditën e djeshme ka pasur reshje, ne i kemi marrë masat për t'i paraprirë kësaj situatë. Kryesisht, ka pasur probleme me rënien e gurëve në Kukës-Ura e Zapodit, Tropojë-Valbonë dhe te Kthesat e Murrashit në Librazhd. Janë marrë masat nga kontraktorët për mirëmbajtjen e tyre. Në Korçë-Ersekë, Bajram Curri-Valbonë, Qafë Thanë dhe Llogora ka pasur reshje deri në mesatare bore, por që situata është normale dhe qarkullimi i mjeteve vijon pa probleme. Thirrje përdoruesve që në zonat malore me borë të përdorin zinxhirët dhe gomat dimërore, pasi mungesa e tyre sjellin problematika. ARRSH-ja është në terren, borëpastrueset po ashtu. Rruga e Arbrit është e frekuentueshme për publikun dhe nga dje ky aks shkurton ndjeshëm distancën nga Tirana në Dibër, megjithatë duhet të tregohet kujdes në by-pass e Murrizit”, u shpreh Berberi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos