
Dita nis e ftohtë me reshje të pakta shiu dhe dëbore në zonën malore; flokët e borës dhe lloha shfaqen edhe në 300 m lartësi. Pas mesditës moti do të kthjellohet, por bëhet akoma më i ftohtë.
Dy vlerat termike ditore ulen me rreth 4°C duke variuar nga -4°C në zonat malore, deri 12°C maksimumi në skajin jugor rreth orës 12:00.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në tokë, por shumë e fortë në brigjet detare, kryesisht në Adriatik ku dallgëzimi në momente të shkurtra ngjitet mbi 7 ballë.
Pasditja dhe mbrëmja sjellin dobësim të ndjeshëm të erës në tokë dhe det. (A2 Televizion)