Moti i keq dhe deti i dallgëzuar ka shkaktuar vonesa në nisjen e trageteve nga Durrësi drejt Barit, i parashikuar për të lundruar në orën 23:00 të mbrëmjes së kaluar, është nisur rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm.
Ndërsa trageti i linjë së Ankonës, i parashikuar për t’u nisur në orën 19:00, është nisur rreth orës 23:30 të mbrëmjes së kaluar. Nuk paraqiten probleme në krahun tjetër të Adriatikut, ku tragetet janë nisur në oraret e parashikuara dhe kanë mbërritur, po ashtu, mëngjesin e sotëm në Durrës në orar.
Forca e erës shkon deri në 17 m/s, ndërsa forca e detit 5-6 në gji dhe arrin deri në 7 në det të hapur.
Ndërkohë, nuk konfirmohet dalje nga shtrati i lumit Erzen, në asnjë segment të tij. Në qytetin e Durrësit, ka pasur, gjatë natës, prezencë të ujit në disa lagje të qytetit, ndërsa aktualisht situata është e normalizuar.
Është pezulluar dalja në det e anijeve të peshkimit dhe atyre me tonazh të vogël, deri në normalizimin e situatës. (A2 Televizion)