
Tampon dhe D-dimer, këto janë testet më të shpeshta që ka kryer çdo qytetar të paktën një herë gjatë pandemisë.
Frika nga Covid-19 përqendroi vëmendjen dhe shpenzimet e popullatës tek kjo sëmundje. Tashme kur pandemisë duket se po i vjen fundi dhe shifrat tregojnë se sëmundjet e tjera u lanë jashtë vëmendjes, mjekët flasin për rreziqet kryesore të shëndetit .
Sipas shefi të shërbimit të kardiologjisë në QSUT, Artan Goda, thelbësor është kontrolli bazë mjekësor, që të nesër të mos jemi pacientë të zemrës.
Sipas specialistëve të shëndetësisë te mjeku nuk duhet të shkojmë vetëm kur jemi sëmure ashtu siç kemi bërë veçanërisht gjatë pandemisë. Kjo pasi mbi 53% e qytetarëve të moshës së check up, 35 deri 70 vjeç, rrezikojnë të sëmuren në të ardhmen. (A2 Televizion)