
Pandemia e koronavirusit dyfishoi vdekjet nga sëmundjet e zemrës. Frika nga Covid-19 i mbajti larg mjekut dhe spitalit, pacientët e sëmurë duke u shkaktuar dhe humbjen e jetës. Në këtë përfundim kanë dalë mjekët e departamentit të kardiologjisë pas një studimi të kryer veçanërisht për periudhën e karantinës, në fillimet e pandemisë.
“Ishte mars i vitit 2020, njerëzit kishin frikë nga sëmundjet, imagjino të vinin në spital. Masat bënë që të kishte vështirësi në transport, lëvizje. Frika për të mos u infektuar brenda në spital, duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë (2019) pati ulje të pacientëve të shtruar në spital me gati 40% dhe nga ana tjetër dyfishohet vdekshmëria, për shkak të masave”, thotë mjeku Ilir Alimehmeti.
Bashkautori i studimit thotë se 57% e vdekjeve në vendin tonë shkaktohen nga infarktet e zemrës dhe të trurit. Ndërsa Covid-19 renditet shkaku i katërt apo i pestë i humbjeve të jetës. Sipas mjekëve qytetarët duhet të rikthejnë vëmendjen tek sëmundjet e tjera të cilat vrasin më shumë se koronavirusi.
Në një vit normal, llogarisim që rreth 57% e humbjeve të jetës janë për shkak të problemeve të zemrës. Pra ka një ulje të vëmendjes ndaj infarktit, ulje e vëmendjes ndaj diagnostikimit të kancerit në periudhë të hershme. U dëmtuan disa procese rutinë”, thotë Alimehmeti.
Vetëm në 2021 ne Shqipëri vdekjet shënuan shifra rekord krahasuar me 10 vitet e fundit. Sipas të dhënave të INSTAT vitin e kaluar humben jetën 30580 persona, një shifër 15 herë më e lartë se numri i vdekjeve nga Covid-19 të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë. (A2 Televizion)