
Përmirësimi i situatës nga vala Omicron po reflektohet edhe në spitale. Për herë të parë, pas shumë muajsh, mjekët e spitaleve Covid artikulojnë përgjysmimin e urgjencave ditore dhe uljen e të shtruarve në spital.
Nga 124 pacientë që ishin një javë më parë në pavijonet Covid, aktualisht marrin shërbim 92 pacientë
Por vdekjet nga koronavirusi mbeten të larta. Vetëm në javën e fundit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë kanë humbur jetën 31 persona të infektuar, duke kulmuar në 24 orët e fundit me 7 vdekje.
Pjesa më e madhe të të shtruarve në spitalet Covid i përkasin grupmoshës 50-60 vjeç, ndërsa më i riu i hospitalizuar është 33 vjeç. Mjekët tregojnë se në gjendje më të rëndë rezultojnë pacientë të pavaksinuar. (A2 Televizion)