
I ka mjaftuar vetëm 6 muaj për t’i bindur të gjithë në Itali se është një futbollist me një të ardhme të madhe. Është fjala për Marash Kumbullën, 19-vjeçarin e Kombëtares shqiptare.
Shumë skuadra janë interesuar te Verona për të siguruar shërbimet e mbrojtësit, por së fundmi “Il Mattino” shkruan se Napoli po punon që ta transferojë Kumbullën që në muajin janar.
Megjithatë, mes Napolit dhe Veronës merkatoja pritet të jetë e nxehtë këtë vit, pasi përveç 19-vjeçarit shqiptar, skuadra e Gattuso-s kërkon të transferojë edhe Amrabat, por edhe mbrojtësin tjetër, kosovarin Amir Rrahmani.
Edhe pse me dy qendërmbrojtës të një niveli të lartë si Koulibaly dhe Manolas, Napoli ka shfaqur probleme në prapavijë. Por jo vetëm ky fakt, por Koulibaly mund të largohet nga Napoli dhe Gattuso po kërkon të gjejë menjëherë zëvendësuesin. (A2 Televizion)