“Desh volla”, basketbollisti nxjerr gishtin nga vendi, por vazhdon lojën

Nga A2 CNN
7 Janar 2020, 12:26 | Futboll
“Desh volla”, basketbollisti nxjerr gishtin nga vendi, por vazhdon

Joel Embiid pësoi një dëmtim në gisht gjatë fitores së Philadelphia ndaj Oklahoma City. Gishti i unazës i doli nga vendi dhe qëndroi në pozicion aspak natyral.

“Për pak sa nuk volla kur e pashë”, tha shoku i skuadrës së Embiid, Ben Simmons.

Vetë Embiid sqaroi pas ndeshjes: “E dëgjova që më kërciti gishti dhe mendova se e theva. Por, doktorët thanë që nuk është asgjë e rëndë”.

Embiid u kthye pasi e fashoi gishtin dhe shënoi 18 pikë në fitoren e ekipit të tij. (A2 Televizion)

https://twitter.com/HoHighlights/status/1214348047121092615

A2 CNN Livestream

Latest Videos