
Arsenal është skuadra tjetër e Premier League që kaloi turin në FA Cup.
“Topçinjtë” hasën vështirësi përballë Leeds, skuadër e Championship-it në Angli, ndërsa për t’u kualifikuar u desh goli i djaloshit 20-vjeçar Reis Nelson, i cili shënoi golin e parë me fanelën e Arsenalit.
Edhe pse me një formacion të plotë, londinezët hasën rezistencën e Leeds për 55 minuta. Në 1/16-at, Arsenali do të përballet me Bornemouth. (A2 Televizion)