Rezultati i zgjedhjeve në Kosovë, Shabani: Qytetarët ndëshkuan me votë

Nga A2 CNN
18 Tetor 2021, 22:25 | Kosova
Rezultati i zgjedhjeve në Kosovë, Shabani: Qytetarët

Analisti Zekrija Shabani mendon se rezultati i zgjedhjeve lokale në Kosovë tregon se qytetarët janë ngopur me premtimet boshe të politikanëve.

“Partitë opozitare nuk është se bënë diçka të veçantë në këto zgjedhje. Opozita vazhdon të mbetet po e njëjta, pa gjak, pa ide dhe pa program të qartë se si ta sfidojë qeverisjen aktuale, por janë qytetarët ata të cilët duket se janë ngopur me këto premtimet boshe të partive dhe në momentin e parë ata ndëshkojnë. Qytetarët nuk pranojnë që t’u fyhet inteligjenca, me premtime që nuk vihen në jetë fare”, tha Shabani në një lidhje direkte me emisionin “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN.

Kur u pyet nëse pati gabime nga ana e Vetëvendosjes, Shabani u shpreh: “Kishte mungesë totale të kuadrove të Lëvizjes Vetëvendosje, sidomos të atyre që janë të lidhur direkt me qytetarin. Mos të harrojmë që në zgjedhjet lokale zgjidhet ai kandidat që është pranë me qytetarët. Vetëvendosje ka parë arrogancën e numrave dhe ka zgjedhur kandidatë imitues të këqij të Albin Kurtit”.

“Ky rezultat i jep zemër opozitës dhe unë uroj që opozita të mësojë nga ky rezultat dhe të bëjë tamam opozitë dhe të ekuilibrojë demokracinë në Kuvend. Kemi parë që deri tani Vetëvendosja po bën edhe opozitën, duke qenë në qeveri”, theksoi Shabani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos