Nga kandidaturat tek arroganca dhe raporti me median, shkaqet që çuan Vetëvendosjen në këtë rezultat, sipas analistëve

Nga A2 CNN
18 Tetor 2021, 21:33 | Kosova
Nga kandidaturat tek arroganca dhe raporti me median, shkaqet që

Një befasi, e konsideron analisti Resul Sinani rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, vetëm 8 muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme. Në studion e Debati në A2 CNN, ai renditi disa nga shkaqet që çuan në këtë rezultat, por më kryesorin citon atë të kandidaturave të Vetëvendosjes për kryetarë komunash, që sipas tij ishin të pa përditësuar me realitetin dhe u prezantuan shumë vonë. 

“Nuk ishte larg pritshëmrive e dija që do të kishte balotazh, jam i befasuar nga opozita që ka fituar në disa komuna pa balotazh, pritshmëritë e Vetëvendosjes ishin që të fitonte pa balotazh në Prishtinë, por që do ndodhte kështu vetëm 8 muaj pas zgjedhjeve ishte befasi për mua. Ka disa shkaqe dhe shkaku kryesor është kandidatuart e VV për kryetarë komunash. VV nuk kishte kandidatët e duhur dhe kandidatët nuk ishin të përditësuar me kushtet e komunave ku kandidonin dhe u prezantuan shumë vonë ndërsa partitë e tjera filluan shumë herët”.

Po kështu, tjetër shkak për rezultatin e Vetëvendosjes, sipas Sinanit, ishte arroganca e saj pas zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe raporti me median.

“Futja në qeveri si e vetme para qytetarëve vuri në pah mungesën e kuadrove nga ana e VV. Në komuna e kishte më të vështirë të ushqente listën me kandidatët e përshtatshëm. Por ka edhe elementë të tjetë që VV nuk doli aq mirë. Arroganca e fituesit që erdhi pas zgjedhjeve të 14 shkurtit arroganca ndaj humbësve. Një shkak tjetër ka qenë edhe raporti i VV me median. Ata refuzuan pjesëmarrjen në debate dhe kandidatët nuk dilnin në debate që të fitonin besimin e qytetarëve. Është një listë e gjatë që sollën këtë rezultat”.

Por Sinani nuk e shikon të pamundur fitoren e Vetëvendosjes në 12 komunat ku ajo është në balotazh, ndërsa vlerëson edhe opozitën se ka punuar në heshtje.

“VV në të 12 komunat që është në balotazh është në lojë, por nuk është e pamundshme që të fitojë, por mesazhin e ka marrë. Opozita nuk do të jetë e njëjtë. Më e mira që ka bërë ka heshtur dhe ka punuar në terren. VV mund të fitojë ndonjë komunë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos