Kupa e Italisë, Hysaj ëndërron të fitojë trofeun... nga stoli

Nga A2 CNN
15 Qershor 2020, 16:31 | Futboll
Kupa e Italisë, Hysaj ëndërron të fitojë trofeun... nga

Një tjetër shqiptar kërkon të fitojë Kupën e Italisë. Pas Strakoshës dhe Tares, që janë kampionë në fuqi, tashmë edhe Elseid Hysaj ëndërron trofeun me Napolin e tij.

Të mërkurën, më 17 qershor, skuadra e kapitenit kuqezi do të sfidojë Juventusin në finale.

Triumfi do të ishte epilogu më i mirë i aventurës 5-vjeçare të mbrojtësit me Napolin. Hysaj pritet të largohet në fund të sezonit, me skuadrën e Romës që është destinacioni i mundshëm. Por, kjo nuk është arsyeja kryesore përse 26-vjeçari rrezikon ta ndjekë finalen nga stoli.

Ndryshe nga sfida gjysmëfinale e barazuar përballë Interit, duket se trajneri Gattuso po mendon të ndryshojë krahun e majtë të mbrojtjes, ku në vend të shqiptarit pritet të aktivizohet Mario Rui.  

Napoli synon të rikthehet te triumfi në Kupën e Italisë, me trofeun që mungon prej vitit 2014, ndërsa në anën tjetër, Juventusi mban rekordin e sukseseve në këtë aktivitet, me 13 trofe të fituar në histori. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos