
Interi nuk gabon dhe i bashkohet ekipeve “big” si Napoli dhe Lazio që u kualifikuan në turnin e mëtejshëm të Kupës së Italisë.
Sfida kundër Cagliarit mund të përfaqësonte disa rreziqe për ekipin e Antonio Contes, por misioni për zikaltrit u thjeshtësua menjëherë, kur një gabim trashanik i mbrojtjes mike i la hapësirë bomberit Romelu Lukaku që kaloi në epërsi Interin qysh në minutën e parë të ndeshjes.
Interi dominoi lojën, dhe pas një goli të anuluar për një pozicion jashtë loje të dyshimtë po të Lukakut, dyfishoi me mesfushorin spanjoll Borja Valero.
Pjesa e dytë fillon ashtu si pjesa e parë, me një gol me kokë të Lukakut që trefishon rezultatin.
Cagliari arrin të shënoi golin e nderit në të 73-in minut me Oliva, por Inter i përgjigjet sërish me veteranin Ranocchia, për rezultatin final 4-1.
Interi do të përballet në turnin e ardhshëm me fituesen e sfidës Atalanta-Fiorentina. (A2 Televizion)