Buffon dhe Ibrahimovic mund të jenë edhe “gjyshërit” e Serisë A, por mund të ishin në fakt nipërit e “kolegut” të tyre Ezz El-Din Bahader. Ai është me shumë gjasa lojtari më i vjetër i federuar ndonjëherë.
Bahader ka lindur në 3 nëntor 1945. Për ta vënë në perspektivë, sapo kishte mbaruar Lufta e Dytë Botërore. Por sot një ekip i ligës së tretë egjiptiane, i quajtur 6 Tetori, ka vendosur të federojë 75 vjeçarin duke vendosur në këtë mënyrë një rekord botëror, që do të regjistrohet në Guinness.
Me shumë gjasa ky është edhe objektivi real i ekipit, më shumë se performanca në fushë e futbollistit ekspert”, i cili për më shumë nuk duket sikur të ketë pasur ndonjë karrierë brilante në rini.
Tesera e federimit të 75 vjeçarit Ezz El-Din Bahader Izraeliti Izsaak Hayik, 73 vjeç, që në prill luajti një ndeshje zyrtare në ligën e katërt Izraeliti Izsaak Hayik, 73 vjeç, që në prill luajti një ndeshje zyrtare në ligën e katërt Izraeliti Izsaak Hayik, 73 vjeç, që në prill luajti një ndeshje zyrtare në ligën e katërt Kur flasim për 52 vjeçarin Kazu Miura, jemi normalisht në një nivel tjetër Kur flasim për 52 vjeçarin Kazu Miura, jemi normalisht në një nivel tjetër Kur flasim për 52 vjeçarin Kazu Miura, jemi normalisht në një nivel tjetër
Ndërkohë, ka edhe mundësi të ketë ndërhyrë faktori gjeopolitik. Rekordi i mëparshëm, i vendosur në prillin e vitit të kaluar, mbahej nga izraeliti Izsaak Hayik, që luajti një ndeshje në serinë e katërt të vendit të tij.
Përtej rivalitetit dhe xhelozisë ndër vendeve të Lindjes së Mesme, gjithsesi, lojtari më i vjetër që ende luan në nivel profesionist mbetet ende “miti” japonez Kazu Miura, që firmosi edhe këtë vit në moshën 52 vjeçare. (A2 Televizion)