
Vetëm pak orë pas ndeshjeve ndërkombëtare, Teuta dhe Laçi zbresin në fushë për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë.
Durrsakët do të rikthehen të luajnë në Niko Dovana pas një periudhe të gjatë dhe kërkojnë ta shfrytëzojnë këtë aktivitet për të shpëtuar sezonin.
Kampionët në fuqi kanë zhgënjyer në këtë edicion, duke qenë shumë larg pretendentëve dhe Kupa shihet si mundësia për të fituar trofe, por edhe për të siguruar një vend në kupat e Europës.
Edhe Laçi nuk është në momentin më të mirë, por në vitet e fundit kurbinasit kanë treguar se janë një skuadër eksperte në kupë. Ndeshja do të luhet prej orës 17:45. (A2 Televizion)