Pas dështimit të madh, Italia "e re" nis aventurën e saj me fitore

Nga A2 CNN
30 Mars 2022, 08:27 | Futboll
Pas dështimit të madh, Italia "e re" nis aventurën e

Mbrëmja e së mërkurës rezervoi miqësore interesante. Pasi dështoi të kualifikohej për në Botëror, Italia nuk fali përballë Turqisë.

Skuadra e Roberto Mancinit, i cili do të vijojë të jetë trajner i Italisë, fitoi 3-2 në shtëpinë e turqve. Në këtë takim, shkëlqeu sulmuesi Raspadori, me dy gola.

Në takimin tjetër miqësor që Spanja zhvilloi kundër Islandës, kombëtarja iberike fitoi me rezultatin 5-0, në një takim që ishte dominues gjatë gjithë lojës.

Ndërsa supersfida Holandë-Gjermani u mbyll me rezultatin 1-1.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos