
Vllaznia dhe Skënderbeu do të dalin përballë njëra-tjetrës, këtë të hënë, për të dueluar për Kupën e Shqipërisë.
Sfida në stadiumin kombëtar do të jetë sërish me dyer të mbyllura për tifozët, edhe pas lehtësimit të masave dhe letrave të njëpasnjëshme të FSHF-së në drejtim të ministrisë së Shëndetësisë.
Kupa e Shqipërisë vlen pjesëmarrjen në Kupat e Evropës, por jo në rastin e Skënderbeut që vuan dënimin 10-vjeçar në aktivitetet ndërkombëtare.
Megjithatë, korçarët e synojnë këtë trofe për të reduktuar vitet e dënimit, ndërsa kanë shlyer tre të tillë deri më tani.
Edhe Vllaznia është e kualifikuar në Kupat e Evropës ndaj të dyja skuadrat luajnë për të përfituar shumën prej 50 milionë lekësh që Federata i akordon skuadrës fituese. Në Shkodër kërkohet trofeu, pasi nuk u bë i mundur për shumë pak, ai i titullit kampion. (A2 Televizion)