Manaj tërheq sërish vëmendjen e Serie A: Nuk e njihja përulësinë, tek Barca kam rilindur

Nga A2 CNN
30 Maj 2021, 22:18 | Futboll

Në vitin 2015, kur Roberto Mancini i dha mundësi të zbriste në San Siro me fanellën e Interit, për Rey Manaj mendohej një e ardhme prej protagonisti në Serie A, ndoshta edhe tek Interi. Ai thirrej edhe në Kombëtare, duke shënuar madje një gol në ndeshjen e parë vëllazërore me Kosovën.

Por gjërat nuk shkuan ashtu siç donte shqiptari nga Lushnja, dhe pas Interit filloi një periudhë  e vështirë, në kategori më të ulëta, në Itali dhe më pas në Spanjë.

Por pikërisht Spanja duke t sikur i ka bërë mirë sulmuesit, e ka maturuar atë, i cili po tregon veten me fanellën e Barcelonës, edhe pse flitet për atë të ekipit B, që luan në kategorinë e tretë por që ka akses të privilegjuar tek ekipi i Mesit.  

Intervista e Gazzetta dello Sport me Rey Manaj

Sulmuesi sot 24- vjeçar u intervistua sot nga prestigjiozja Gazzetta Dello Sport, ku ai pohon defektin që ndoshta rrezikoi t’ i mbyllte karrierën.

“ Fillova të mos njihja çfarë ishte përulësia”, thotë Manaj “ ndërkohë që në Barcelonë ndihem i rilindur”. Me fanellën blaugrana ai ka shënuar 14 gola, duke qenë lojtari më i rëndësishëm i tyre. Mesin nuk e ka parë vetëm nga larg, nga momenti që është stërvitur me të disa herë dhe është thirrur edhe zyrtarisht në ekipin e parë, pa patur mundësi të hyjë në fushë. “ Është një lider i paparë, thotë ai për Mesin, por ndërkohë mendja e tij shkon sërish në Itali, vendin ku është rritur.

“Do më pëlqente të kthehesha në Serie A. Dëgjohemi shpesh me Ivan Perisic, është lojtar i madh. Unë jam interist i vërtetë, kam festuar kur fituan kampionatin”, tregon ai për gazetën sportive italiane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos