Kur mëson nga televizori se do të luash në Botëror

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2022, 19:48 | Futboll

Futbollisti i Manchester United, Antony ka ndarë në rrjetet sociale momentet kur mori lajmin nga televizioni se ishte një ndër të përzgjedhurit e trajnerit Tite për të luajtur me Brazilin në Botërorin e Katarit që do të nisë pas pak ditësh.

Antony po qëndronte me familjarët në shtëpi teksa priste lajmin dhe në momentin që dëgjoi emrin e gjithë familja shpërtheu në festë.

Për Antony, ky është botërori i parë që do të luajë me fanellën e kombëtares së tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos