Kur vizaton me sy, artistja që sfidon sëmundjen me piktura plot gjallëri

Nga A2 CNN
24 Gusht 2020, 09:59 | Kulturë
Kur vizaton me sy, artistja që sfidon sëmundjen me piktura plot

E ka të pamundur që të vizatojë si gjithë të tjerët, pasi ajo nuk mund ta realizojë një pikturë duke përdorur duart.

 Por, përtej gjendjes së vështirë fizike dhe pamundësisë për të vënë në lëvizje trupin apo gjymtyrët, imazhet që ajo realizon nuk tregojnë asgjë të tillë. Madje në to ka kaq shumë gjallëri dhe shenja jete sa që pikërisht prej tyre ka fituar një çmim internacional për vitalitetin që përcjellin këto vepra.

Sara Ezekiel ka gjetur një mënyrë mjaft të veçantë që nga momenti kur i duhej të hiqte dorë nga shumëçka në jetën e saj.

Artistja sot pikturon me anë të një programi që mund të gjurmojë vështrimin e saj. Me anë të syve ajo komandon një program që Sarës i përgjigjet më së miri.

 “Jeta ime ka qenë krejtësisht e zakonshme deri në moshën 34 vjeçare. Isha një nënë me kohë të plotë, gatuaja pastroja dhe shkoja në palestër rregullisht”,  thotë ajo duke e shkruar këtë gjë pasi këto 20 vitet e fundit e ka të pamundur jo vetëm të lëvizë, por edhe të flasë.

Sara Ezekiel, nuk shfaqi asnjë shenjë të sëmundjes deri në vitin 2000, kur paslindjes së vajzës së dytë, filloi të ndihej e lodhur dhe të mos kishte fuqi për të punuar me njërën nga duart. Pak muaj më vonë ajo u diagnostikua me një sëmundje që njihet si ALS e që prek 1 në 50.000 persona, e për të cilën deri më tani nuk gjendet asnjë kurë shëruese.

E megjithatë duket se teknologjia është një nga shpikjet që sipas saj po e bën të jetojë shumë më mirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos