Kurban Bajrami, 570 besimtarë shqiptarë pjesë e haxhit në Mekë 

Nga A2 CNN
8 Korrik 2022, 14:23 | Sociale
Kurban Bajrami, 570 besimtarë shqiptarë pjesë e haxhit në

Besimtarët myslimanë festojnë më 9 korrik Kurban Bajramin. Pas agjërimit dhe Fiter Bajramit, kjo është një tjetër festë e rëndësishme për myslimanët.

Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, ka uruar besimtarët, duke kërkuar nga ata më tepër solidaritet me njëri-tjetrin.

Për çdo vit, disa besimtarë marrin pjesë në pelegrinazhin që zhvillohet në Mekë. Myftiu i Tiranës, Lauren Luli, tregon për A2 CNN udhëtimin dhe përgatitjet e qindra besimtarëve për në vendin e shenjtë: “Janë 570 besimtarë nga Shqipëria dhe Mali i Zi. Situata klimatike ndryshon nga klima e vendit tonë, prandaj është udhëtim pak i vështirë”.

Por, cilat janë disa nga ritualet e rëndësishme gjatë udhëtimit në Mekë?  

“Do të qëndrojmë deri në mbrëmje, kur haxhit përkushtohen në adhurime dhe rituale të tjera”, tha Luli.

Mëngjesin e 9 korrikut do të kryhet falja e madhe në sheshin “Skënderbej” e më pas besimtarët do të festojnë me familjen dhe të afërmit.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos