Kurbin, 18 pallate të dëmtuara nga tërmeti. Evakuohen banorët

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2019, 08:58 | Aktualitet
Kurbin, 18 pallate të dëmtuara nga tërmeti. Evakuohen

Në Bashkinë Kurbin janë të dëmtuara 18 pallate, banorët e të cilëve janë evakuuar dhe po qëndrojnë në çadrat pranë shkollës së mesme.

Shumë banesa në Mamurras, Fushë-Kuqe dhe Milot kanë pësuar plasaritje. Specialistet kanë dalë në përfundim se banesat e dëmtuara janë të pabanueshme.

Në Bashkinë Lezhë ka dëmtime në strukturat ndërtimore në disa pallate dhe banesa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos