“Kurrë nuk e mendoja këtë fund”, sëmundja nxjerr në pension legjendën e muzikës

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2023, 12:14 | Showbiz

Ozzy Osbourne ka njoftuar tërheqjen nga turi i koncerteve për shkak të problemeve me shtyllën kurrizore. Legjenda 74-vjeçare e “rock”-ut u diagnostikua me Parkinson 4 vite më parë dhe ka pasur shumë probleme shëndetësore kohët e fundit.

Pritej që këngëtari të niste turin evropian të koncerteve në maj, tur që ishte programuar fillimisht në vitin 2019 dhe që u riskedulua plot 3 herë. Tani, ky tur është anuluar përfundimisht.

Koncerti i fundit i Ozzy Osbourne është zhvilluar në dhjetor të vitit 2018.

Me anë të një postimi në Instagram, ish-anëtari i grupit Black Sabbath, i kërkoi falje fansave: “Kërkoj ndjesë që ju kam zhgënjyer. Kurrë nuk e mendoja që ditët e mia të koncerteve do të përfundonin në këtë mënyrë”.

Ozzy rrëfeu se ka ende probleme shëndetësore, 7 muaj pas operacionit në shtyllën kurrizore që e shpëtoi nga paraliza, por zërin e ka mirë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/08/24/rrefimi-i-ozzy-ozburne-nuk-mora-me-acid-pasi-fola-per-nje-ore-me-nje-kale/
https://a2news.com/2019/08/14/studimi-i-adn-se-ozzy-osbourne-eshte-nje-mutant/

A2 CNN Livestream

Latest Videos