
Lideri i Vetëvendosjes dhe njëkohësisht kandidati për kryeministër i Kosovës Albin Kurti ka postuar në rrjetet sociale një fotografi teksa takohet me Vjosa Osmanin, që në zgjedhjet e 6 Tetorit ishte kandidatja e Lëvizjes Demokratike të Kosovës për postin e kreut të ekzekutivit.
Kurti shkruan se dy liderët kanë diskutuar “për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që na presin. Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë. Bashkëpunimi ynë është përkushtimi ynë”.
Para zgjedhjeve, mes dy politikanëve aleatë kishte patur diskutime mbi lidershipin e mundshëm në rast fitoreje, por ngjarjet e fundit tregojnë se këto probleme janë tashmë të kaluara. (A2 Televizion)