“Kurti dhe Vuçiç bien dakord për zgjedhjet”, Borrell: Të lirohen pa kushte 3 policët

Nga A2 CNN
22 Qershor 2023, 20:45 | Kosova
“Kurti dhe Vuçiç bien dakord për zgjedhjet”,

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell tha se në takimet që ka pati sot, veçmas, me Kryeministrin e Kosovës dhe Presidentin e Serbisë, është rënë dakord se duhet të ketë zgjedhje të reja në katër komunat veriore të Kosovës.

Gjithashtu, Borell deklaroi se i ka thënë Vuçiçit se tre policët e Kosovës që po mbahen në paraburgim në Serbi "duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte".

Kryediplomati europian shtoi se pret nga palët që të ulin tensionet dhe të përmbushin detyrimet e tyre pa asnjë parakusht.

Sipas Radio Evropa e Lirë, Borrell shtoi se në takimin me Kurtin, ka ritheksuar kërkesën që kryetarët shqiptarë të zgjedhur në komunat serbe, të punojnë nga ndërtesa alternative.

Në lidhje me arrestimet e disa serbëve në Kosovë pas protestave të fundit në veri, Borell po ashtu tha se nuk mund të ketë mosndëshkim për autorët e dhunës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/22/buzeqeshje-dhe-batuta-ne-bruksel-borrell-takon-vecmas-kurtin-dhe-vucic-zgjidhim-krizen-ne-veri/

A2 CNN Livestream

Latest Videos