
“Ne këmbëngulim që të sillesh mirë me një autokrat nuk e bën atë të sillet më mirë. Përkundrazi. Të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi – përkatësisht Escobar dhe Lajçak – vijnë te ne me kërkesa, me kërkesat e palës tjetër”.
Kështu është shprehur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë të dhënë për “The Associated Press”.
Ai tha se i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe ai i SHBA-së për Ballkanin Perëndimorë, Gabriel Escobar, po i drejtohen Kosovës me kërkesat e Serbisë, derisa tha se sjellja pozitive ndaj një autokrati, nuk e bën atë të mirë. (A2 Televizion)