Kurti: I gatshëm për zgjedhje të parakohshme në veri, e vetmja mënyrë për ndërrim të pushtetit

Nga A2 CNN
5 Korrik 2023, 10:37 | Kosova
Kurti: I gatshëm për zgjedhje të parakohshme në veri, e

Kosova është e gatshme për mbajtjen e zgjedhjeve në veriun e vendit, por duhen përgatitjet e nevojshme që të mos ketë më bojkot. Kështu u shpreh kryeministri Albin Kurti, një ditë pas takimit me të dërguarin e posaçëm të BE, Mirslav Lajcak, i cili sinjalizoi se lideri kosovar ishte pajtuar mbi nevojën e zbutjes së tensioneve në veri.

Duke ju referuar  kërkesave të BE për shtensionim, Kurti tha mbajtja e zgjedhje është mënyra  e vetme për ndërrimin e pushtetit në veri, por fushata duhet të jetë e drejtë dhe pa kërcënime. Sipas tij nuk ka garanci për pjesëmarrjen e serbëve.

Sa i përket pikës së tretë, largimit të policisë së Kosovës nga objektet e komunave veriore, Kurti tha se diçka e tillë nuk mund të ndodhë për sa kohë që ¾ e ekstremistëve të dhunshëm në veri janë në liri. Ai ju referua informacioneve se Serbia po kontrabandon armë me autoambulanca në veriun e Kosovës.

“Për zgjedhjet e parakohshme ne jemi dakord. Me zgjedhje ka ardhur, me zgjedhje largohet. Nuk mendoj se duhet të ketë mënyra të tjera, të drejta, ligjore për të larguar kryetarët. Nuk shpërblehet bullizmi me dorëheqje. Është akt moral. Unë jam dakord që kur të zgjidhet një kryetar i ri në Leposaviq të ketë pranim dhe dorëzim të detyrës.

SHBA-së i jam lutur që të mos shkojmë nga një dështim në tjetër, për sa i përket pjesëmarrjes së qytetarëve. Nuk ka garanci që do të ketë pjesëmarrje. Nuk do të jenë përsëritje të 23 prillit. Ekstremistët e dhunshëm ose të përballen me drejtësinë, ose të shkojnë në Serbi.

Autoambulancat janë përdorur për të transportuar armatim. Komandatin e KFORIT do ta takoj. Po grumbullojmë të dhëna. Kemi treguar angazhimin tone maksimal për deeskalim. Policia është në ndërtesa komunale, për shkak të dhunës, ekstremistët e identifikuar janë në liri.

Do duhet të përgatiten. I kam lutur ndërkombëtarët, llogarisni që 23 prilli të mos na përsëritet në vjeshtë ose në dimër. Nëse nuk ke asnjë gram garanci, duhet të rimendojmë e të përgatitemi më shumë.”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti shtoi se do të diskutojë me përfaqësuesit e NATO-s mbi deklaratat e deputetes britanike, Alicia Kerns. Kjo e fundit gjatë një fjalimi në parlamentin britanik akuzoi drejtpërdrejt Kishën Ortodokse Serbe, se është përfshirë në kontrabandë të armëve nga Serbia në Kosovë.

Sipas Dioqezës Rashkë-Prizren, kjo deklaratë e deputetes britanike paraqet një akuzë tejet të rrezikshme që kriminalizon Kishën Ortodokse Serbe dhe tashmë po shfrytëzohet nga disa media kosovare me qëllim të nxitjes së urrejtjes fetare dhe etnike. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/05/rama-neser-ne-prishtine-kurti-i-kam-kerkuar-te-bejme-mbledhjen-e-dy-qeverive-takim-bilateral-ska/
https://a2news.com/2023/07/05/deputetja-britanike-plas-bomben-ne-parlament-serbia-po-kontrabandon-arme-permes-autoambulancave-reagon-kfor-i/

A2 CNN Livestream

Latest Videos