All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Rama nesër në Prishtinë, Kurti: I kam kërkuar të bëjmë mbledhjen e dy qeverive, takim bilateral s'ka

Nga A2 CNN
5 Korrik 2023, 10:34 | Kosova
Rama nesër në Prishtinë, Kurti: I kam kërkuar të
All - Paragraf - 1

Kryeministri Albin Kurti i ka kërkuar kreut të qeverisë, Edi Rama, që me rastin e vizitës së tij në Prishtinë të mbahet mbledhja e shtyrë mes dy qeverive.

Lajmin, Kurti e bëri të ditur në një konferencë për mediat pas takimit me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

All - Paragraf - 3

Kryeministri Rama do të jetë në Prishtinë në kuadër të Turit Ballkanik, i cili ka të bëjnë me përgatitjet për mbajtjen e samitit të radhës të Procesit të Berlinit.

Por, ky samit do të mbahet në tetor, dhe për Kurtin, më emergjente është mbledhja e shtyrë mes dy qeverive.

“Unë miqësisht i kam kërkuar meqë do vijë në Prishtinë, ta mbajmë edhe mbledhjen e dy qeverive që u anuluan paarsyeshëm. Të gjitha përgatitjet i kishim bërë, marrëveshjet kanë mbetur në sirtar. Nga to përfitojnë qytetarët, çdo ditë e humbur është dëm për ta. I kam propozuar që ta mbajmë një mbledhje të përbashkët të dy qeverive tona. T’i nënshkruajmë ato marrëveshje.”

All - Paragraf - 6

Teksa theksoi se ai është një nga mbështetësit më të zjarrtë të Procesit të Berlinit, kreu i ekzekutivit në Kosovë, kujtoi se tetori është ende larg, ndërsa marrëveshjet e lëna pezull mes dy qeverive duhet të firmosen sa më shpejt.

Nëse Rama e refuzon këtë kërkesë të Kurtit, atëherë ai theksoi se takim bilateral mes dy liderëve nuk do të ketë, pasi siç deklaroi, me homologun e tij nga Shqipëria është në kontakt të vazhdueshëm. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/05/kurti-i-gatshem-per-zgjedhje-te-parakohshme-ne-veri-e-vetmja-menyre-per-nderrim-te-pushtetit/
https://a2news.com/2023/07/05/deputetja-britanike-plas-bomben-ne-parlament-serbia-po-kontrabandon-arme-permes-autoambulancave-reagon-kfor-i/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos