
Bashkësia Islame e Kosovë hapi dyert për të pritur urimet për festën e Fitër Bajramit. Ipeshkvi imzot Dodë Gjergji ishte i pari që shkoi për vizitë ku u prit nga Imami i Kosovës, Naim Tërnava.
Në fjalën e tij, Imzot Gjergji tha se shqiptarët kanë pasur këtë muaj edhe Pashkë edhe Bajram, teksa bëri thirrje që së bashku duhet të jetojnë në mirëkuptim dhe unitet.
Më pas edhe politika shkoi për urim. Mes përfaqësuesve të opozitës ishte dhe kreu I LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërsa në selinë e Bashkësisë Islame nuk mungoi dhe vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Bashkë me urimin për qytetarët, shefi i qeverisë vlerësoi kontributin e klerikëve myslimanë gjatë luftës për liri në Kosovë. (A2 Televizion)