
“Mendoj se kemi një problem me zotin Kurti, ai nuk është i gatshëm ta pranojë. Më duket se kemi disa probleme shumë thelbësore me të, nëse ende mund ta konsiderojmë si partner. Por, këtë vendimia lë ambasadës sonë në Prishtinë.”
Diplomati amerikan shtoi më tej se nuk kishte parë ndonjëherë ndarje kaq të thella në marrëdhëniet mes Prishtinës dhe SHBA.
Gjatë vizitës së tyre në Prishtinë dhe Beograd, të dërguarit e posaçëm të SHBA dhe BE, Escobar dhe Lajçak paraqitën tri kërkesa për Qeverinë e Kosovës: qetësimin e situatës në veri të Kosovës, mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në katër komunat veriore dhe rikthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.
Escobar deklaroi se ka sfida në raportet dypalëshe mes Kurtit dhe SHBA, diçka kjo e pranuar edhe nga kryeministri i Kosovës.
Por në një intervistë për AP, Kurti u ankua për një anshmëri ndaj shtetit të tij, nga SHB dhe BE, dhe për tolerancë ndaj atij që e cilësoi regjim autoritar të Serbisë.
“Sjellja e mirë ndaj një autokrati, nuk e bën atë të sillet më mirë. Është e kundërta,” deklaroi kryeministri i Kosovës.
Escobar dhe Lajçak vijnë në Kosovë me kërkesa të palës tjetër. (A2 Televizion)