Kurti për Haradinajn: E paralajmëruam, sa më afër gjarprit, aq më i rrezikuar

Nga A2 CNN
20 Korrik 2019, 15:51 | Kosova
Kurti për Haradinajn: E paralajmëruam, sa më afër gjarprit,

Pas deklaratave të një dite më parë se dorëheqja e Haradinajt ishte e vonuar, sot Albin Kurti gjatë një konference për mediat kujtoi se e kishte paralajmëruar kryeministrin për këtë që ndodhi, meqenëse pranë tij mbante njerëz si Hashim Thaçi.

“Ish-kryeministrin e kemi paralajmëruar disa herë sa më afër gjarprit aq më i rrezikuar je”, tha Kurti.

Duke u ndalur tek Thaçi, ai i beri thirrje te mos e vonojë datën e zgjedhjeve. "Presidenti Thaçi duhet të na thërras për të caktuar datën e zgjedhjeve, kaq. I bëj thirrje që mos të zvarris proceduralisht procesin drejt zgjedhjeve të lira e demokratike. Kosova sot nuk ka qeveri, Kosova duhet të bëhet me qeveri të re, mirëpo për këtë duhet të flasin qytetarët një herë”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos