SHBA përgëzon Haradinajn për dorëheqjen

Nga A2 CNN
20 Korrik 2019, 09:16 | Kosova
SHBA përgëzon Haradinajn për dorëheqjen

Me anë të një deklarate të shkurtër për “Zërin e Amerikës”, Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.

DASH vlerëson vendimin e Haradinajt, ndërsa thekson se mirëpret bashkëpunimin e tij me prokurorinë. “Shtetet e Bashkuara përgëzojnë respektimin nga ana e tij të thirrjes për t'u paraqitur para Zyrës së Prokurorit të Posaçëm të Dhomave të Posaçme për Kosovën”.

https://a2news.com/2019/07/19/dorehiqet-kryeministri-i-kosoves-ramush-haradinaj/

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj paraqiti të premten dorëheqjen e pakthyeshme nga posti i tij. Në një vendim të papritur, ai tha se arsyeja për dorëheqjen është “ftesa për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar”. Prokuroria e Posaçme nuk pranoi të jap ndonjë hollësi rreth ftesës për marrjen në pyetje të zotit Haradinaj që pritet të ndodhë nga mesi i javës së ardhshme.

https://a2news.com/2019/07/19/gjyqet-ndaj-haradinajt-rambo-i-pafajshem-ne-hage-france-dhe-slloveni/#utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

Dorëheqja e zotit Haradinaj ndodhi në një periudhë të shtimit të trysnisë ndaj tij për të hequr tarifat ndaj mallrave serbe me të cilat Beogradi vazhdon të kushtëzojë vazhdimin e bisedimeve me Kosovën. Ai u shpreh i bindur se pas dorëheqjes së tij vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, ndërsa në favor të tyre u shpreh edhe Nisma Socialdemokrate, që është pjesë e koalicionit qeverisës si dhe opozita që hodhi poshtë çdo mundësi të krijimit të ndonjë qeverie të re apo qeverie teknike. Çështja tash i mbetet presidentit Hashim Thaçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos