Kurti: Vuçiç e refuzoi ofertën time bujare për Asociacionin

Nga A2 CNN
21 Mars 2023, 20:14 | Kosova
Kurti: Vuçiç e refuzoi ofertën time bujare për

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbuluar detaje të reja nga takimi i Ohrit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Në një postim në Twitter, Kurti shprehet se presidenti serb e ka refuzuar ofertën e tij për vetëmenaxhim të serbëve të Kosovës pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 shkurtit në Bruksel dhe para se të refuzonte Aneksin e propozuar në Ohër.

Pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe para se të refuzonte përsëri nënshkrimin e saj me Aneksin e 18 Marsit, presidenti i Serbisë refuzoi ofertën time bujare të vetëmenaxhimit për serbët e Kosovës në një asociacion që unë do ta hartoja dhe propozoja. A është ai Dr. Jo apo z. Nyet? E dimë që ai nuk është mjek”, shkruan kreu i qeverisë në postimin e tij. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/21/marreveshja-krijon-status-quo-te-re-borrell-aneksi-konfirmon-angazhimin-e-kosoves-per-asociacionin/
https://a2news.com/2023/03/21/porosia-e-zyrtarit-te-shba-escobar-kosova-dhe-serbia-te-zbatojne-menjehere-ujdine-e-ohrit-2/

A2 CNN Livestream

Latest Videos