Tentoi të vrasë për motive pronësie, në pranga 46-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2022, 10:17 | Kronikë
Tentoi të vrasë për motive pronësie, në pranga

Policia ka arrestuar një 46-vjeçar në Tiranë, i cili akuzohet se ka tentuar të vrarë një 27-vjeçar për motive pronësie.

Bëhet e ditur se në pranga është vënë shtetasi me iniciale G. Xh., 46 vjeç, banues në Vaqarr.

“Shtetasi G. Xh. ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin J. M., 27 vjeç, të dy banues në fshatin Arbanë, për shkak të një konflikti për motive pronësie, në muajin shtator. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, kanë gjetur armën e zjarrit pushkë, me fishek në fole, gati për qitje, me të cilën shtetasi G. Xh. ka tentuar të vrasë 27-vjeçarin.    

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 46-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale municion luftarak, një silenciator të modifikuar, një palë dylbi dhe një armë gjahu”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos