
Dy persona, një prej të cilëve i mitur kanë mbetur të plagosur në Drajkovc të Shtërpcës, Kosovë, pasi u qëlluan me armë nga një makinë në lëvizje.
Sipas Policisë së Kosovës, dy serbët kanë qenë duke ecur në zonën e Shtërpcës teksa nga një makinë që po qarkullonte në drejtim të Ferizajt është qëlluar me armë zjarri.
Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërkohë që autori u largua me shpejtësi nga vendngjarja, ndërsa u arrestua disa orë më pas. Dy të plagosurit një 21 vjeçar dhe një 11 vjeçar fillimisht u dërguan në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë dhe më pas u transferuan me autoambulancë në spitalin e Graçanicës.
Kjo situatë u shoqërua me reagimin e serbëve, të cilët bllokuan rrugën që të çon në Shtërpcë. Policia e Kosovës ndërhyri dhe pas komunikimit edhe me përfaqësues të serbëve, hoqi barrikadën e ngritur. (A2 Televizion)