Kushtetuesja rrëzon ligjin për përgjimin e qytetarëve nga policia

Nga A2 CNN
5 Korrik 2021, 16:37 | Aktualitet
Kushtetuesja rrëzon ligjin për përgjimin e qytetarëve nga

Nga sot asnjë komisar policie apo drejtues me gradë më të lartë nuk ka të drejtë të përgjojë askënd, siç ka ndodhur deri më tani, pasi cenojnë privatësinë dhe pavarësinë e gjyqësorit.

Ky ishte vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi nenin 131 të ligjit “Për Policinë e Shtetit”, ligj ky i formuluar në vitin 2014 dhe që ka probleme të tjera, përveç këtij neni tashmë të shfuqizuar nga Kushtetuesja.

Avokati i Popullit dhe Komiteti i Helsinkit e çuan në gjykatën më të lartë të Republikës së Shqipërisë nenin 131 ku thuhet se kur dyshohet se një person ka kryer një vepër penale ose po planifikon apo po organizon që të kryejë një krim, punonjësi i policisë me gradën “Kryekomisar” ose më lart, kërkon autorizimin nga prokurori për përgjimin e fshehtë ambiental dhe procedural të bisedave të personave në vende publike ose në mjete transporti, përgjimin e fshehtë të bisedave telefonike ose telekomunikimeve të personave, përdorimin e pajisjeve teknike për fotografim, regjistrim audio ose video.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme thonë se përgjimet, osesurvejimet nuk janë përdorur si prova, por vetëm për punën e policisë, për të parandaluar ngjarje kriminale. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Avokatit të Popullit, që e cilësoi si të drejtë vendimin e Kushtetueses për pezullimin e këtij neni deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos