
Prej disa javësh me qindra punëtorë sezonale presin në radhë në Kapshticë për të kaluar në Greqi, ku angazhohen kryesisht në vjeljen e produkteve bujqësore.
Ndërkohë në Dvoran të Korçës aty ku në mbledhjen e qershisë çdo vit ka nevoja të mëdha përkrah pune vihet re qartë se punëtorët sezonalë duhen kërkuar me llupë.
Paga e ulët duket të jetë shkaku kryesor i mungesës së krahut të punës në prodhimet bujqësore.
Krahas mungesës së punëtorëve, fermerët përballen edhe me çmimet abuzive që tregtarët apo edhe pikat e grumbullimit iu ofrojnë për produktin, çmim i cili në shumë raste sipas tyre nuk arrin të mbulojë as kostot e prodhimit. (A2 Televizion)