Kuvend, miratohen komisionet për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2022, 18:58 | Politikë
Kuvend, miratohen komisionet për Reformën Zgjedhore dhe atë

Në Kuvend u votua edhe për ngritjen e dy komisioneve: ai për Reformën Territoriale dhe ai për Reformën Zgjedhore.

Komisioni i Reformës Territoriale mori 120 vota pro, asnjë kundër dhe 3 abstenime; ndërsa Komisioni i Reformës zgjedhore mori 119 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

https://a2news.com/2022/02/10/me-118-vota-pro-miratohet-zgjatja-e-afatit-te-organeve-te-vetingut/

Sipas zyrës së shtypit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka komunikuar grupit të vet parlamentar se sot do të nisë puna edhe për dy reforma të tjera, atë zgjedhore dhe atë territoriale. Ngritja e komisioneve, për këto dy reforma, është futur sot në rendin e ditës në Kuvend.

“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë prioriteti ynë. Ne duhet të bëjmë gjithçka, të konsultohemi me ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj, në mënyrë që të ndërtojmë mekanizmat e duhur për të garantuar që vullneti i zgjedhësve të mos deformohet, si deri më sot, nga shitblerja e votës, bashkëpunimi me krimin dhe përdorimi administratës dhe fondeve publike. Prioritet ynë është reforma territoriale. Grupi i punës, së bashku me deputetët, do të nisin një tur konsultimesh në të gjithë vendin, për një ndarje të drejtë administrative, për të  fuqizuar pushtetin vendor dhe për të ofruar shërbime publike me cilësi të mirë”, citohet Basha nga zyra e shtypit e PD-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos