Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i heq mandatin e deputetit Gruevskit

Nga A2 CNN
12 Qershor 2019, 08:42 | Ballkani
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i heq mandatin e deputetit Gruevskit

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi pasditen e së martës kërkesën e ish kryeministrit Nikolla Gruevski për të hequr dorë nga mandati i deputetit.

Disa ditë më parë, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut kishte nisur procedurat për t’i hequr mandatin Gruevskit pasi kishte mbi 6 muaj që nuk paraqitej në seanca.

Ish kryeministri Gruevski është larguar nga Shkupi dhe ka fituar azil politik në Hungari, pasi sipas tij përndiqet nga qeveria e kryeministrit Zaev. Ai u dënua me 2 vjet burg nga Gjykata e Shkupit për një rast korrupsion, në lidhje me blerjen e një automjeti të blinduar për 600 mijë euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos