Kuvendi voton sot për shkarkimin e presidentit, duhen 94 vota

Nga A2 CNN
9 Qershor 2021, 10:17 | Politikë
Kuvendi voton sot për shkarkimin e presidentit, duhen 94 vota

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot për të votuar draftin e mazhorancës, ku kërkohet shkarkimi i presidentit Ilir Meta. Për ta finalizuar këtë nismë, e dyta që socialistët ndërmarrin, do të duhen 94 vota.

Kryetari i Komisionit Hetimor të ngritur për hetimin e atyre që shumica quan “shkelje të rënda kushtetuese” të presidenti, Alket Hyseni, tha se Meta ka prishur qetësinë publike dhe ka nxitur urrejtjen dhe dhunën, si dhe ka dëmtuar marrëdhëniet e Shqipërisë me partnerët.

Nga ana tjetër, presidenti ka deklaruar se nuk do ta njohë vendimin. Gjithsesi, fjalën e fundit në këtë proces do ta ketë Gjykata Kushtetuese, e cila do të miratojë, ose jo, vendimin e Kuvendit, në rast se Kuvendi do të votojë “pro” shkarkimit të presidentit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/09/seanca-per-shkarkimin-e-metes-peza-te-ndiqet-penalisht-si-prokuroret-e-gjyqtaret-e-shkarkuar/
https://a2news.com/2021/06/08/shkarkimi-i-presidentit-socialistet-te-vendosur-ne-tentativen-e-dyte/

A2 CNN Livestream

Latest Videos