La grumbullimin “i sëmurë”, futbollisti i Anglisë shfaqet në kazino

Nga A2 CNN
13 Tetor 2019, 17:57 | Futboll

Sikur të mos mjaftonte humbja ndaj Republikës Çeke, përfaqësuesja e Anglisë duhet të zgjidhë një tjetër shqetësim brenda skuadrës.

James Maddison, mesfushori i Leicester, la grumbullimin me kombëtaren ditën e ndeshjes ndaj Çekisë me pretendimin se ndjente shqetësime fizike dhe se epidemia e tij mund të prekte shokët e skuadrës.

Maddison në një ndeshje me Kombëtaren e Anglisë

Mbrëmjen e ndeshjes, futbollisti 22-vjeçar është fotografuar në një kazino në qytetin e Leicester-it, duke luajtur poker. Ky veprim mund t’i kushtoje shtrenjtë talentit anglez që rrezikon të ardhmen në përfaqësuesen e “Tre Luanëve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos