
Laçi ishte vetëm një hap larg turnit të tretë të Europa League, por minutat e shtesës i kanë dhënë biletën izraelitëve të Hapoel Beer Sheva, të cilët përmbysën gjithçka në 3 minuta.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte e kujdesshme nga të dyja skuadrat, ndërsa me nisjen e të dytës, Kyrian Nwabueze kaloi Laçin në avantazh.
Hapoel Beer Sheva shtoi presionin dhe në minutën e 86, Ardit Deliu e la skuadrën e Cungut me një lojtar më pak, pas kartonit të dytë të verdhë.
Ndërkohë, kur u mendua se fitorja u arrit, izraelitët barazojnë në minutën e 91, ndërsa vetëm 3 minuta më pas shënojnë edhe golin e fitores, duke thyer ëndrrën e kurbinasve.
Më herët, u eliminua edhe Teuta, e cila u mund në Durrës 0-4 nga Granada e Spanjës. (A2 Televizion)