
Edhe pse në fundin e renditjes, Kastrioti beson te qëndrimi në elitë. Mbi të gjitha falë Bedri Grecës, heroit të krutanëve që me dy golat e shënuar mposhti 2-0 Dinamon dhe rihapi çështjen e mbijetesës.
Pas avantazhit në të 50-ën, sulmuesi realizoi edhe 18 minuta më pas, duke finalizuar një kundërsulm të shpejt të vendasve.
Me këtë sukses, Kastrioti ngjitet në kuotën e 15 pikëve dhe i afrohet rivalëve.
Me disfatën e dytë në tre ndeshjet e fundit Dinamo zhytet në krizë të thellë dhe mbetet në zonën e ftohtë të renditjes me 19 pikë pas 19 ndeshjeve të luajtura në kampionat. (A2 Televizion)