Partizani rikthehet te fitorja me goleadë, Tirana mund dhe Skënderbeun

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2022, 18:49 | Futboll

Fitore me gola kanë shënuar ekipet e kryeqytetit Tirana dhe Partizani në javën e 19 të Kategorisë Superiore.

Tirana fitoi 3-2 përballë Skënderbeu, duke marrë kështu dhe një 3 pikësh tjetër të rëndësishëm në garën për titullin kampion.

Bardheblutë e kontrolluan totalisht lojën dhe brenda 50 minutash udhëhiqnin 3-0 përballë korçarëve, të cilët duke përfituar nga neglizhenca e kryeqytetasve shënuan dy herë në fund të takimit.

Partizani rikthehet te fitorja duke mundur 0-4 në transfertë ekipin e Teutës, që zhytet edhe më tej në krizë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos