
Laçi nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim në ndeshjen e parë të vlefshme për eliminatoret e Conference League ndaj malazezëve të Iskras, në Elbasan Arena.
Kurbinasit dominuan të gjithë takimit, krijuan raste të shumta për shënim, por u mungoi shënjestra përballë portës kundërshtare.
Tashmë kualifikimi do të vendoset në takimin që do të luhet javën e ardhshme në Malin e Zi. (A2 Televizion)