Lajçak flet me gjuhën e Vuçiç: Pa Asociacion, s’ka marrëveshje

Nga A2 CNN
14 Mars 2023, 14:22 | Kosova
Lajçak flet me gjuhën e Vuçiç: Pa Asociacion,

Brukseli dorëzohet dhe pranon parakushtin e Beogradit. I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka shprehur qëndrimin se “nuk do të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë pa formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”. Kështu raporton Televizioni Publik i Serbisë, RTS, duke cituar fjalët e ndërmjetësuesit të BE në një intervistë pas takimit me presidentin Aleksandër Vuçiç.

Nëse shikoni propozimin e Bashkimit Europian, ai flet për normalizimin, jo për një lloj kapitullimi. Qëllimi nuk është që dikush të fitojë apo të humbasë. Qëllimi është të kërkojmë një situatë të favorshme dhe të hapim derën europiane për palët.

Miroslav Lajçak, i dërguar i BE për dialogun Kosovë-Serbi

Sa i përket takimit në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Lajçak njofton synimin për të arritur një marrëveshje që ka një mbështetje tepër të madhe nga Bashkimi Europian. Këtë të shtunë pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Joseph Borrell, me qëllimin kryesor, përcaktimin e një rruge të qartë për zbatimin e propozimit europian për normalizimin e marrëdhënieve.

Kreu i qeverisë së Prishtinës nuk ka vendosur parakushte dhe ka shprehur gatishmërinë për ta firmosur planin, ndërsa konfirmoi më herët se për formimin e asociacionit po shqyrtohen 15 modele të dorëzuara nga Lajçak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos