“Dhurata” e Lajçak për Kosovën, Kurti për 15 modelet e asociacionit: Jemi duke i shqyrtuar!

Nga A2 CNN
13 Mars 2023, 15:26 | Kosova
“Dhurata” e Lajçak për Kosovën, Kurti për 15

Qeveria e Kosovës po shqyrton 15 modele të ndryshme për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Këtë e konfirmoi kryeministri Albin Kurti, që saktësoi se ato janë dorëzuar nga i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak.

Pohoi se mes tyre ka elementë të mirë, ndërsa garantoi se nuk do të bëjë asnjëherë kompromis me diçka që bie ndesh me kushtetutën, ligjet, barazinë dhe funksionalitetin e shtetit.

“Modelet të cilat janë prezantuar nga emisari europian Lajçak janë zgjidhje të ndryshme të pakicave kombëtare në vendet e Bashkimit Europian, janë pesëmbëdhjetë copë gjithsej të cilat janë të mirënjohura. Unë s’po përmendi ndonjë të mos i rrezikoj apo harroj një pjesë, por në vendet e BE-së dihet se përveç popullsisë shumicë ka edhe pakica. Janë përmendur 15 raste të tilla, disa janë më rishtazi, disa më të hershme edhe para se të ekzistojë Bashkimi Europian. Unë besoj se ato janë modele nga të cilat ne mund të marrim elemente në mënyrë që jo vetëm të drejtat e njeriut, por edhe të pakicave kombëtare të jenë në nivelin e duhur në vendin tonë.”

ALBIN KURTI, KRYEMINISTËR I KOSOVËS

Në vëmendje solli sërish takimin e së shtunës në Ohër të Maqedonisë së Veriut me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut ku do të flitet për normalizimin e raporteve.

“Para të shtunës ne do ta dimë agjendën dhe pikat përmbajtjesore se çka do të diskutohet atje. Në kuadër të diskutimit të planit të zbatimit për marrëveshjen tashmë të dakorduar sipas propozimit europian, pa u ndryshuar asgjë.”

ALBIN KURTI, KRYEMINISTËR I KOSOVËS

Ndër të tjera, Kurti sqaroi dhe postimin e fundit për ish kryeministrin serb, Zoran Gjingjiç, pas kritikave që mori.

“Nuk është hera e parë që e bëj këtë, nëse shikoni postimit e mia edhe në vitet e mëhershme 12 marsin e kam shënuar si ditë kur Serbia tradicionale shoviniste bëri goditje vrastare ndaj cilido politikan serbë që merr orientim kah perëndimi.” (A2 Televizion)

ALBIN KURTI, KRYEMINISTËR I KOSOVËS

A2 CNN Livestream

Latest Videos