Plani i zbatimit të propozimit të BE, Lajçak takon Vuçiçin për tryezën e Ohrit me Kurtin

Nga A2 CNN
13 Mars 2023, 12:16 | Kosova
Plani i zbatimit të propozimit të BE, Lajçak takon

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, viziton sot Beogradin duke përfunduar me parapërgatitjet për tryezën e së shtunës në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Zyrtari do të takohet pasdite me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, pasi javën e kaluar takoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe liderët e opozitës në Prishtinë. Diskutimi kryesor ka qenë për planin e zbatimit të propozimit europian për normalizimin e marrëdhënieve mes dyja vendeve.

Konkretisht kryeministri Kurti e ka pranuar atë, ndërsa fjala e fundit tashmë i mbetet presidentit Vuçiç, i cili ka shprehur rezerva lidhur me 11 pikat e planit të BE-së.

Vetë Lajçak konfirmoi se qëllimi i vizitave të tij në Prishtinë dhe Beograd ishte mbledhja e informacionit se si udhëheqësit dhe politikanët e shohin procesin e zbatimit të ujdisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/06/dialogu-kosove-serbi-lajcak-vjen-serish-ne-rajon-takon-kurtin-e-vucic/

A2 CNN Livestream

Latest Videos