Lajm i keq për Juventus, Chiellini rrezikon duelin me Villareal në Champions League

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2022, 13:19 | Futboll
Lajm i keq për Juventus, Chiellini rrezikon duelin me Villareal në

Giorgio Chiellini do të qëndrojë larg fushës së blertë më gjatë nga çfarë ishte parashikuar.

Sipas mediave italiane, Chiellini do të humbasë, ndeshjen e Kupës, këtë të enjte, por jo vetëm.  37-vjeçari mund të mos ftohet as për Atalantën, në kampionat dhe as për ndeshjen e Champions League përballë Villareal.

Dëmtimi në pulpën e majtë rrezikon të mbajë kapitenin bardhezi deri në 3 javë jashtë fushave të lojës, çfarë mund t’i kushtojë shumë Zonjës së Vjetër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos